Ditën e sotme, një qytetar ka komentuar në një nga postimet e Kryeministrit.
Qytetari, që duhet të ketë dëgjuar për mbi 2 vite kryeministrin për ‘bashkëqeverisjen” dhe platformën e Shqipërisëqëduam.al, ka zgjedhur të denoncojë në këtë faqe.
Sipas tij në një nga fshatrat e Lushnjës, policia bashkëpunon me hajdutët në vjedhjen e lopëve duke mos ndërhyrë.
“Ore ka Polici Lushnja? Po bashkëpunon polici me hajdutin, po vjedhin lopët e fshatarëve të Komunës Bubullimë të Lushnjës. Ka polici ky shtet i korruptuar? Po del hajduti me armë, nuk del dot nga dera e shtëpisë se të gjuan drejt. Ndalon Fordin e Policisë, i thua po vjedhin lopët, polici të thotë: Po ne çtë bëjmë? Ka mundësi ta shikosh këtë koment e të ngresh zërin?”-shkruan qytetari.
Menjëherë pas këtij komenti ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili e ka fshirë menjëherë komentin e qytetarit.
Siç mund të shihet në foton e mëposhtme, Gardiani i Etikës në faqen e Kryeministrit e ka fshirë duke e ‘zgjidhur’ në këtë mënyrë dhe problemin e qytetarit.