Nga Sali Berisha
Status i dt 25 dhjetor 2015. Nje kujtese!
Te dashur miq, Edi, Linda dhe Aneta ne sulm frontal kunder fjales se lire. Ata kane alergji nga fjala e lire!
Kancer i quan e Edi kritikat e gazetareve, ndaj dhe ka vendosur t’iu presi gjuhen si Lukashenko gazetareve dhe kundershtareve me ligjin e kriminalizimit te shpifjes. Nderkohe kur ishte ne opozite votoi per dekriminalizimin e saj.
“Po na helmojne opinionistet” - denoncon Linda Rama ne fjalimin e saj ne takimin e fundvitit me gazetaret dhe fjalen e ka per ata opinioniste qe ende rezistojne pa bolinizuar apo këllirizuar(pra qe nuk jane bere ende si Bolino apo mjerua)
Se fundi, Aneta Koleka, mamaja e Edit, djalit me kompleks Edipi, ushtron presion dhe i kerkon poetit (per mua bejtexhiut ekstermistit te majte) Arben Duka ti kerkoje ndjese asaj apo ndjese publike sepse ne nje bejte te fundit ai i ka kerkuar Edivinit ti heqe dekoratat edhe Kristaq Rames dhe Gramoz Ruçit!!
Te dashur miq, keta kane alergji familjare ndaj fjales se lire. Standarti i tyre familjar eshte ai i denimit te fjales se lire. Ne mediat shqiptare jane sot jo nje por disa gazetare, qe me shperblimet qe kane marre per shpifjet e tyre te perditshme ndaj politikaneve te caktuar kane ndertuar vila dhe biznese dhe nuk jane paditur ndonjehere apo as dhe i ngacmuar per ato qe kane trilluar.
Arben Duka ka vargje bejtesh te pafundme, te gjata me kilometra qe shkojne se paku nga Tirana ne Vlore kunder meje, po ndonjehere njeri ne telefon nuk e ka marre per bejtet e tij.
Klani Koleka eshte sot klani me armiqesor ndaj lirive tona. Ti krrejme sa me pare! sb