Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Rama, i cili sipas tij nuk ka bërë asnjë koment për bombardimet në Siri. Kjo sipas tij, ka ndodhur për faktin se “në SHBA drejton Trump dhe jo Sorosi”.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI shkruan se “Kryeministri që komenton çdo budallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhëhoqi në Siri”.
“Kryeministri qep gojen per bombardimet ne Siri sepse ne Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi.
Kryeministri qe komenton cdo budallek te mundshem me te gjithe fuqine e mundshme dhe me te gjithe cektesine e mundshme, ka qepur gojen per bombardimet, qe SHBA udhehoqi ne Siri.
Sigurisht per kryeministrin, qe urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udheheq nje aksion te nivelit boteror per goditjen e diktaturave gjakatare dhe vecanerisht ne Siri.
Turp per kryeministrin qe i kundervihet amerikes dhe shqiptareve duke heshtur.
Fol kryeminister, boll u frike; per te miren e njerezimit Ameriken e drejton Trump jo Sorrosi.” ka thënë Vasili në postimin e tij.