U zgjodh zëvendësministër nga Rama, si bënte thirrje Taulant Muka: Ta hedhim qelbësirën

E Enjte, 01 November 2018 19:49

Taulant Muka është zv. ministri i ri i Arsimit dhe Sportit, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ervin Demon që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Demo u akuzua nga studiuesi Taulant Muka për plagjiaturë, por pak javë pa dorëheqjes së tij i ka marrë postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.

Por kush është zëvendësministri i ri i Ramës. Ccfarë mendimi ka ai për qeverisjen e Kryeministrit të tij, të qeverisë në të cilën tani bën pjesë.

Nga një kërkim i thjeshtë i faqes së tij në Facebook-un e zv. ministrit Muka na del një status i tij, i shkruar vetëm një vit më parë, më 23 nëntor 2017.

Pas një fjalimi atëherë të Ramës, ku i quante shqiptarët dembelë, Muka bënte thirrje që të gjithë të mblidhen në shesh dhe t’i shembin qelbësirat, sicc i quante ai, kolegët e sotëm.

“Ore vërtet e ka ky KM jonë që jemi popull dembel? Fajin e paskemi ne, shqiptarët, jo korrupsioni i të madhërishmit dhe shokëve të tij? Sala mesa duket ka të drejtë për diagnozën, mosmbajtja e përgjegjësisë dhe gjendja e fajit diku tjetër- sjellje tipike!

Po mu bashkua njeri, jam gati të pres biletën e avionit e të fillojmë të mblidhemi të sheshi t’i hedhim qelbësirat se boll dëm i kanë bërë vendit”, shkruante Muka para një viti.

2e4921b6 337e 4b63 8110 4104a835f04e

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 20:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...