Luan Rama i thur poezi Tahirit, ‘Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë...’

E Enjte, 01 November 2018 20:04

I ashpër ka qenë reagimi i zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili shkruan për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas daljes së tij publike sot ku pohonte se Italia kishte mbyllur hetimet ndaj tij.

Përmes një postimi në ‘facebook’ Luan Rama e nis statusin me; “Ku të përdhunuarat gjykohen, me të rrugës ligj, nga prostitutat…”.

Pa përmendur emra, por duke e lënë të nënkuptuar se e ka për Tahirin, Rama shton se krimineli bën moral para kamerave për krenari dhe kërcënon kundërshtarët politikë. Ndërkohë Luan Rama s’i për t’i thënë të gjitha e mbyll me një poezi.

Postimi i plotë:

Ku të përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Në këtë vend ku banditi prej kryetarit të partisë bëhet deputet a ministër, e pastaj të gjithë, ministra e deputete shërbëtorë të krimit, ku trafikanti e krimineli bën moral e pafytyrësinë e shet para kamerave për krenari, ku kryeministri merr në mbrojtje horrat, e si zëdhënës i tyre kërcënon kundërshtarët politikë e iu kanoset punonjësve të shtetit që denoncojnë kriminelët, nuk mbetet tjetër veç të kujtojmë vargjet e poetit kur prej dhembjes e dëshpërimit shprehej:

“Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë,

Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,

Vrasësi ku hiqet për viktimë,

Dhe viktimës i kërkon shpagim.

Ku të përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj, nga prostitutat,

Ku të marrë e t’urtë përgojohen,

Dhe servilët, porsi minj nga skutat,

Dalin rrahin gjokset dhe mburren,

Se luftuan vrimash si heronjtë,

Kuajve të ngordhur tek u turren,

Për t’u hequr me nxitim patkonjtë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...