Me fermerët në Devoll/ Basha: PD do të rikthejë subvencionet në bujqësi

Saturday, 03 November 2018 13:35

Në kuadër të turit të takimeve dhe bashkëbisedimit me fermerët në zona të ndryshme, Kryetari i Partisë Demokratike ishte në një takim me fermerë e Devollit në Qarkun e Korçës.

Basha në fjalën e tij tha se PD do të rikthejë subvencionet në bujqësi, që kjo qeveri i zhduku. Sipas tij fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur.”

 “Vit pas viti laku ka ardhur duke u ngushtuar në fytin e fermerëve shqiptarë. Dhe tani jemi përballë riskut që të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi.

Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur. Buxheti vit pas viti nuk ka ndryshuar për bujqësinë. As 1/3-ta e buxhetit qe jep Kosova. Prodhimet e fqinjëve të subvencionuar konkurojnë fermerët shqiptarë. Dy jane problemet: mungesa e fondeve, braktisja totale. PD synon rikthimin e skemës së subvencioneve Shteti duhet të ndihmojë jo vetëm pika grumbullimi por edhe pika përpunimi.

Prodhimi të mos çohet jashtë por të përpunohet këtu. Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para’ të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Qe te ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika. Të ndajme e të pastrojmë politikën nga krimi. Shitja e votës është një e keqe e madhe. Kjo e keqe në pushtet është edhe për shkak të atyre që e shesin votën. Shëndetësia është në mjerim.

Po arrijmë në nivele afrikane pasi edhe mjekët po e braktisin vendin. Vitin e ardhshëm janë parashikuar në buxhet 22 milion dollarë për inceneratorët e Arben Ahmetajt. 5 vjet që një grusht oligarkësh marrin miliona euro nga qeveria. 22 milion dollarë do mjaftonin të subvenciononin prodhimin e mollës për të gjithë Shqipërinë. 1/4 e buxhetit është dhënë për 20 veta me tendera e koncensione Këta 20 persona e çojnë gjobën tek kryeministri dhe ministrat. Kjo shumë do shërbente për pensionet e pagat dhe për të pasur një buxhet për subvensionet Zgjidhja është në dorën tuaj. Nëse e mbajme këtë klikë në pushtet nuk ka asnjë rritje rroge, pensione apo subvencione. Nese e ndalim do te sjellim zgjidhje, Kerkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj. Qe t’i japim fund kësaj gjendjeje. Pa i çmontuar këta ekonomia nuk do çlirohet dhe paratë do te vidhen", tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...