Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Helsinki ku po zhvillohet takimi vjetor i PPE.
Përmes një reagimi në ‘Twitter’, Basha shkruan se PPE ka mbështetur nismën e Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga krimi.
Reagimi i Bashës:
Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki.
Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredWeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave.
#up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi.