Sandër Lleshaj miraton rregulloren e kazermës për administratën civile

E mërkurë, 07 November 2018 19:14

Mediat, ata që kryeministri ynë i qeverisë së tepsisë, i quan “kazan”, njoftuan dje se gjeneral ministri Sandër Lleshaj nxori urdhrin e tij të parë si zëvendësministër, sipas së cilit ndalohet pirja e kafesë gjatë orarit të punës. Sipas njoftimeve që besohet se ministri i tepsisë ka shpërndarë për mediat e kazanit, kjo u reklamua si ngjarje e madhe dhe se nën shembujt ushtarakë po vihej disiplinë në administratën më të politizuar dhe me të dobët që ka pasur ndonjë herë ajo ministri. Mirë do ishte që zëvendësministri Lleshaj të njihej më parë me aktet ligjore në fuqi të ministrisë, në mënyrë që të mos përsërisë gjëra që janë miratuar më parë. Këshillohet që gjëra të kësaj natyre që janë edhe në rregulloren e brendshme të ministrisë, të mos dalin si urdhra që duken si koncepte zbori. Po ashtu, mirë do ishte të Lleshaj mos t’i kujtonte si ushtarë nëpunësit. Çdo nëpunës nuk ka punuar deri më sot pa ligje e pa rregullore.

Login to post comments