A udhëtoi Rama me paratë e basteve? Italia, tjetër dosje për lidhjet e kryeministrit me mafian e basteve

E Enjte, 15 November 2018 20:59

Një tjetër dosje e nxhetë pritet të vijë në Shqipëri nga Italia, vend i cili tronditi një vit më parë qeverinë me akuzat e përfshirjes në trafikun ndërkombëtar të drogës të ministrit më të suksesshëm të Ramës, Saimir Tahirin.
Këtë herë bëhet fjalë për vetë Kryeminstrin Rama, pasi prokuroria e Katanias ka përgjuar një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online dhe në përgjime del emri i Igli Tares, ish-futbollistit të Kombëtares dhe vëllait të tij Genti, i cili mban postin e Konsullit të Nderit në Turqi.
Sipas organeve hetimore italiane, skema e mashtrimit ishte ndërtuar nga një kompani e regjistruar në Curacao të Amerikës Qendrore, e cila zotërohej nga një kompani shqiptare “Remonte Bettin solution”, që krontollohej nga grupet mafioze. Mendohet se shifra e përfitimeve ka tejkaluar shifrën prej 4 miliardë €, të cilat investoheshin në prona të paluajtshme. Ky operacion është i shpërndarë në 10 vende të botës me s të cilave edhe Shqipëria.
Lidhja e vëllezërve Tare me kryeministrin Rama është aq e ngushtë sa nuk është mundur dot të fshihej në publik, por edhe në rethet e ngushta të zyrtarëve të lartë.
Pak kohë më parë Edi Rama u akuzaua për shpërdorim të fondeve të buxhetit për udhëtimine tij me charter drejt Italisë për të parë ndeshjen Juventus-Lazio. Kryeministri u justifikua atë kohë se nuk ka shpenzuar asnjë lek të shqiptarëve dhe se charteri ishte dhuratë, por pa e shpjeguar nga kush.
Burime thonë se Rama udhëtoi për në Torino me ftesë të vëllezërve Tare, dhe me pagesat e tyre për çdo lëvizje që Rama zhvilloi atë ditë.
Me daljen në dritë të dosjes së nxehtë të Katanias dyshime hidhen edhe për pastërtinë e parave që u mundësua udhëtimi i Ramës me charter. Ato para dyshohet të kenë qenë të rrjetit mafioz të basteve online.
Dhe për këtë, zhvillime të reja pritet të ndodhin në vazhdim.

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 21:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...