Shtetet “favorite” nga rajoni i Ballkanit për të hyrë në Bashkimin Evropian janë Mali i Zi dhe Serbia. Anëtarësimi i tyre mund të bëhet në vitin 2025 ndërkohë që shtet e tjera si Shqipëria do të duhet të presin.
Do të jenë këto disa nga pikat kryesore të raportit të Komisionit Evropian, sipas EUObserver. ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.
Ato do të rishikojnë “Angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës” për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.
Gjithashtu ata do të diskutojnë dhe se si do t’i referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së, në deklaratën e samitit të Sofjes, shton diplomati.
Sipas EUObserver Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Evropian.