Kryemadhi: Ramën e pret gijotina

Premte, 21 December 2018 11:21

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, sepse sipas saj atë e pret gijotina.

 “Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAKut. Një kryeministër që drogohet është peng i spacatoreve. Mire që kishte ardhur në kuvend me antipplumb, por është peng i llojit të mallit që merr. Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i  fusë në këtë vorbull. Në 20 vite kemi dëgjaur për një njeri që merr vesh për cdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm.

Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyejeve që i shkelin syrin njëri tjetrin”, u shpreh ajo.

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 11:24
Login to post comments