Rama, nuk shkel më në Kuvend, goditja me vezë dhe studentët e kanë rrënuar

Premte, 21 December 2018 11:58

Prej ditës së djeshme në mesditë kur Rama u godit me vezë nga deputeti Hasa, Rama nuk ka shkelur në Parlament. Rama mësohet se është larguar direkt pas senancës së djeshme duke mos pritur rifillimin e saj. Deputetë të PS thonë se Rama ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe mjaft i nevrikosur.

Në seancën e pasdites të ditës së djeshme në Parlament ka pasur një debat të gjatë për studentët dhe projektbuxhetin. Megjithëse Rama kishte planifikuar të mbante një fjalim të gjatë për të adresuar qëndrimin e tij për kërkesat e studentëve, ai ka munguar.

Filllimisht ai është shfaqur në një takim me studentët e arkitekturës. Edhe atje është pritur me një rebelim studentor. Fjalët e studentes që është përplasur me Ramën kanë qenë mjaft të ashpra dhe pas thirrjes së saj për të braktisur shfaqjen që kërkonte të jepte Rama, më shumë se gjysma e të pranishmëve janë larguar.

Për të kuptuar gjendjen e rëndë të Ramës mjafton të dëgjosh fjalët e stuentets , e cila u shpreh se e kishte telefonuar pas mesnate për të dialoguer për studentët!.

Edhe në seancën e sotme në Parlament, Rama ka munguar. Shija e goditjes me vezë duket se ka lënë pasoj të rënda tek Rama dhe miti i tij i rremë se ishte i paprekshëm. Studentët dhe veza e kanë rrënuar përgjithmonë dhe tani është drejt një gremine të vdekjes politike. RD

Login to post comments