Ndërkohë që emrat e ministrave të rinj ndodhen në Presidencë për të marrë dekretimin e Ilir Metës, opozita e konsideron provokim propozimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.
Në një intervistë për ‘Politika Online’ në News 24, deputeti i LSI, Endrit Braimllari thotë se emri i Gent Cakajt, i zgjedhur nga kryeministrit Edi Rama në krye të diplomaicsë, konsiderohet provokim nga opozita.
Braimllari shprehet se ky post kërkon figurë të lartë politike që nuk reflektohet nga CV e Cakajt. Deputeti i opozitës ka paralajmëruar gjithashtu publikimin e materialeve që demaskojnë qeverisjen. Po ashtu edhe ish-ministri i Jashtem Tritan Shehu, tha se Meta mund dhe duhet te mos e dekretoje ministrin e Jashtem, pa marre me pare shpjegimet e Rames perse e kandidoi Cakajn.