Meta dekreton ministrat e rinj, po jo Cekajn. Braçe zv.Kryeministër

Saturday, 05 Janar 2019 12:46

Presidenti Ilir Meta bëri ditën e sotme shkarkimin e gjashtë ministrave dhe zv.Kryeministrit, pas dorëzimit nga qeveria të kërkesës zyrtare.

Por dekretin e parë për emërim si ministër, e ka nisur me Elisa Spiropalin e cila do të marrë postin e ministres për marrëdhëniet me Parlamentin.

Më tej ai ka vijuar me emërimim e Erion Braçes si zëvendës Kryeministër.

Po ashtu Meta dekretoi Bledi Çuçin si ministër të Bujqësisë, Besa Shahinin si ministre Arsimi, Belinda Ballukun si ministre Energjie, Eva Margaritin si ministre të Kulturës, Eduard Shalsin si ministër për mbrojtjen dhe Sipërmarrjen dhe Anila Denaj si ministre të Financave.

Ndërsa dekretoi shkarkimin e gjithë ministrave të kërkuar nga Edi Rama, kreu i shtetit nuk është shprehur për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilin kërkoi më shumë kohë për shqyrtim. Kushtetuta i njeh kreut të shtetit shtatë ditë për tu shprehur.

Ndryshimet në qeveri

Erion Braçe zëvendës Kryeministër- Ikën Senida Mesi

Besa Shahini ministre e Arsimit- Ikën Lindita Nikolla

Anila Denaj ministre e Financave- Ikën Arben Ahmetaj

Belinda Balluku ministre e Energjisë- Ikën Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë- Ikën Niko Peleshi

Elva Margariti ministre e Kulturës- Ikën Mirela Kumbaro

Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes- Ikën Sonila Qato

Genc Caka ministër i Jashtëm- Ikën Ditmir Bushati

Rikthehet ministria për marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Elisa Spiropali.

Aktualisht vijojnë detyrën të konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit Blendi Klosi.

Po ashtu vijojnë në detyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. 

Login to post comments