Kryemadhi: Rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, mos u ndalni!

Saturday, 05 Janar 2019 14:28

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha gjatë takimit në Fier i bëri një apel rinisë shqiptarë, që kjo e fundit mos të ndalet me protestat.

Sipas saj ndryshimet në Shqipëri kanë ardhur për shkak të lëvizjeve të rinisë. 

“Nuk mund të lëmë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin. Por, në krye të kësaj lëvizjeje duhet ta kuptoni që është rinia, rinia ka bërë ndryshimet në Shqipëri, rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, rinia e ka sjellë këtë vend përpara, rinia i ka sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli. Prandaj, edhe ne sot në Fier dhe në rrethe të tjera nuk do të ndalemi, por edhe ju që nga ky moment, nxirrni telefonat, hapni listën e njerëzve dhe miqve”, tha Kryemadhi. 

Kryetarja e LSI-së tha se do të mjaftonte vetëm vlera e koncesionit që qeveria miratoi në heshtje në natën e 31 dhjetorit, për të përgjysmuar tarifat e studentëve. 

“Ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve. 8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milionë euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve”, tu shoreh Kryemadhi. Sipas saj nëse ne jemi peng i një kryeministri të çmendur, kjo nuk do të thotë që të lihen të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, “do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin”. 

Modifikuar më Saturday, 05 Janar 2019 14:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...