Basha: Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës

Saturday, 05 Janar 2019 14:33

Në 28-vjetorin e themelimit të “Rilindja Demokratike”, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në vend ka nevojë për media që i shërbejnë mirëinformimit të publikut.

Kësisoj, kreu i demokratëve shprehet se vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë dhe demokracinë e një vendi. Lulzim Basha akuzon qeverinë kur thotë se po grabit dhe përçan qytetarët. Kryetari i PD u ka bërë apel edhe gazetarëve që me kurajo dhe vendosmëri të përmbushin misionin e tyre.

Deklarata e plotë e kreut te PD, Lulzim Basha:

Si sot 28 vite më parë lindi bashkë me shtypin e lirë Rilindja Demokratike. E para media opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë erdhi në jetë bashkë me pluralizmin politik dhe me lirinë e shprehjes. Në betejë prej ditës së parë me gënjeshtrat, manipulimin dhe propagandën komuniste, RD arriti brenda një kohe të shkurtër të kthehej në manualin e ideve të demokracisë, të pluralizmit dhe europianizmit. Kësisoj ajo ishte edhe fidanishtja e brezit të parë të gazetarëve dhe analistëve të medias dhe të fjalës së lirë.

Bashkëndaj sot me mijëra qytetarë mirënjohjen e thellë për të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e RD-së në vite, që me kurajo, mençuri dhe vendosmëri kontribuan për lindjen dhe rritjen e RD duke triumfuar mbi presionet, kërcënimet dhe shantazhet.

Me kontributet e saj për lirinë Rilindja Demokratike ka përherë një vend të veçantë në historinë e medias dhe të demokracisë shqiptare.

Një falenderim të veçantë kam për Bledi Kasmin dhe gazetarët e bashkëpunëtorët e sotëm të Rilindjes Demokratike të cilët vazhdojnë çdo ditë betejën për të vërtetën, në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rilindja Demokratike është sot një nga të paktat media të lira në Shqipëri që lufton për interesin publik. Urimi im është që të vazhdojë të mbetet përherë e tillë.

Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë, demokracinë dhe të vetëqeverisen. Mosbesimi, helmi i dyshimit që krimb çdo shpresë për ndryshim është investimi më i rëndë i regjimit aktual, që të vazhdojë të sundojë, grabisë dhe përçajë shqiptarët.

Shqiptarët kanë nevojë të besojnë tek vetja, tek njëri-tjetri, tek ndryshimi dhe tek e ardhmja. Ndaj këtë ditëlindje të medias së lirë, ju uroj gazetarëve dhe njerëzve të fjalës, kurajo, besim dhe vendosmëri në përmbushjen e misionit të shenjtë për një Shqipëri europiane të lirisë, dinjitetit dhe demokracisë!

Gëzuar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...