“Rama bëhet ministër i Jashtëm kur duhet të jepte dorëheqjen”

Hënë, 14 Janar 2019 13:27

Deputeti i Partisë Demokratike, ish-ministër i Jashtëm, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me vendimin e Ramës për të marrë vetë postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Deputeti Shehu shprehet se Rama do të duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të merrte këtë vendim.

Postimi i plotë

Kryemninistri vendos te jete edhe Minister i Jashtem, kur duhet te paraqiste doreheqjen...!

Cudi e "non sens" i madh ky!

Doreheqja do te ishte per ate e pa evitueshme ne cdo vend demokratik, kudo ku ka koshience qytetare e pergjegjeshmeri politike.

Mbas renies per aresye shume serioze e te motivuara te kandidatures kaq te preferuar, mbeshtetur e promovuar deri ne ekstrem per Minister te Jashtem, mbas kthimit te saj ne nje "casus belli", doreheqja e Kryeministrit do te ishte e vetmja rrugedalje.

Per mjegullnaje kerkohet te behet paralelizem me Tsipras.

Ne fakt jane dy raste krejt te ndryshme e shume larg njera tjetres.

Ne Greqi dha doreheqjen normalisht Ministri i Jashtem dhe nuk u rrezua ndonje kandidature e Kryeministrit.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 13:50
Login to post comments