Marazi dhe mllefi i Edi Ramës ndaj presidentit, Ilir Meta i cili nëpërmjet dekreteve të tij po e kap sistematikisht me ‘presh në duar’, duket se po i nxjerr fare nga shinat, duke i detyruar të bëjnë akte çmendurie e qesharake.
Ditën e sotme, Edi Rama, nxori përpara gazetarëve kreun e ALUIZNI-t, Artan Lamen për të reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend ligjin ‘Për kadastrën’, me qëllim rishqyrtimin e tij.
Nuk janë të pakta rastet, kur Lame shndërrohet në ‘kloun’ të bamirësit të tij Edi Rama, por me deklaratën e sotme ka kaluar çdo limit.
Sipas tij mos dekretimi i ligjit në fjalë nga presidenti nuk është i drejtë, pasi edhe vetë godina e presidencës ku ushtron detyrën Ilir Meta nuk e ka certifikatën e pronësisë!
‘Presidenti ktheu ligjin për Kadastrën. Por a e di zoti Meta, që godina e Presidencës nuk ka certifikatë pronësie. Përpara kësaj zoti Meta, ka qenë kryetar Kuvendi, por as ajo sallë nuk ka certifikatë pronësie. Edhe godina e Kryeministrisë dhe ministria e Jashtme nuk ka certifikatë pronësie’, deklaroi Lame.
Se çfarë lidhje ka ky fakt skandaloz që e nxjerr gjithë infrastrukturën e shtetit shqiptar si ‘ndërtim pa leje’, me kthimin mbrapsht nga presidenti të një ligji që synonte kapjen e pronës nga organizata e Rilindjes, vetëm dëshpërimi i Ramës mund ta shpjegojë.
Gjithsesi edhe nëse të gjitha godinat e institucioneve më kryesore të shtetit Shqiptarë qenkan pa certifikatë pronësie, kush ja ka fajin Ramës dhe Lames, që po hyjnë në vitin e gjashtë në krye të shtetit?!