‘Rama, Veliaj, ikni nga Shqipëria’, thirrjet që i prishën ditën kryebashkiakut

E Enjte, 17 Janar 2019 16:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shkuar ditën e sotme në zonën e Astirit, për të inauguruar njësinë numër 14 në këtë zonë.

Banorët e Astirit, të cilët tashmë prej muajsh po protestojnë për mbrojtjen pronave të tyre, pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, e kanë pritur Veliajn me protesta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ata janë bërë gardh pranë njësisë 14 dhe dëgjohen me thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe Veliajt. ‘E duam bashkinë pa Erion Velinë. Edi Rama, Erion Veliaj, ikni nga Shqipëria, valixhet ua japin qytetarët e Unazës së Re’, dëgjohen thirrjet e qytetarëve, poshtë zyrës ku Veliaj zhvillonte takimin.

Login to post comments