Delegimi i postit të ministrit të Jashtëm, karagjozllëk dhe eksperiment për shtete joserioze

E mërkurë, 23 Janar 2019 17:33

Për të çuar në vend një fiksim, kryeministri i fiksimeve, ai që nuk qeveris, por flet e nuk mblidhet nga mëngjesi deri në darkë, shpalli publikisht delegimin e funksionit të ministrit për Europën dhe Punëve të Jashtme, te një çunak pa përvojë. Përveç fiksimit, karakteristikë e stilit të tij të punës, mbase ka edhe ndonjë arsye tjetër të cilën Rama nuk e thotë. Delegimi i kompetencave bëhet në rastet kur titullari për arsye sëmundje, pushimi, vizite, etj është i pamundur ta ushtrojë detyrën, por kurrsesi për eksperimente. Siç kanë ardhur punët, i bie që deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, ministri që mbulon punët e jashtme të mos jetë i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, por të ndjekë punimet në kushte ilegaliteti. Homologet e ministrit që mbulon punët e jashtme kanë gjithë të drejtën ta shmangin atë nga takimet zyrtare pasi nuk është i njëjti nivel përfaqësimi. Po ashtu nuk ka tagrin e duhur për të nënshkruar dokumente të rëndësishme. Cakaj do jetë një ushtrues detyre papërvojë i izoluar. Me kaq pak gjëra, Rama i ka dhënën ngjyrën më joserioze shtetit shqiptar. Shumë shpejt do ta kuptojë që veprimi i tij nuk do rezultojnë veçse një karagjozllëk që nuk bëhet me shtetin. Është i njohur fakti se ai nuk ka koncepte shtetformimi, pasi udhëhiqet nga fiksimet dhe fasada. Rama e kupton qeverisjen një pllakë gramafoni që nuk pushon, por nuk bën asgjë tjetër.

Modifikuar më E mërkurë, 23 Janar 2019 17:44

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...