Maqedonia e Veriut në NATO/ Basha:  U përcaktua edhe nga vullneti i shqiptarëve

E mërkurë, 06 February 2019 13:53

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake të globit, NATO.

Në një status në twitter, Basha shkruan se ndihet krenar që kjo arritje u përcaktua edhe nga vullneti i shqiptarëve.

“Pershendes nenshkrimin e protokollit te antaresimit ne NATO te Maqedonise se Veriut. Antatesimi i Maqedonise se Veriut ne NATO eshte nje ngjarje e madhe per rajonin tone. Zgjerimi i NATOs ne Ballkan eshte nje kontribut percaktues per sigurine, paqen dhe vlerat e demokracise.

Ndihem krenar qe ne kete arritje te madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptareve ne Maqedonine e Veriut mbeshteten dhe percaktuan pa hezitim kete arritje historike”, shkruan Basha.

Login to post comments