Shpërthen Fieri, mijëra qytetarë protestojnë kundër Ramës

Saturday, 09 Mars 2019 11:33

Edhe sot masivisht qytetarët e Fierit kanë protestuar kundër kryeministrit Edi Rama,i  cili prej dy ditësh po e mban në shtetrrethim këtë rreth. Mijëra qytetarë të revoltuar, një masivitet i jashtzakonshem, kanë reaguar jo vetëm kundër arrestimeve të djeshme, ku u ndalun mbi 50 qyertarë paqësorë, por edhe për gjendjen e tyre të mjeruar. Por ka pasur provokime mes turmës nga të infiltruar mes turmës dhe si rrjedhim protesta është tensionuar në Fier. Protestuesit janë shtyrë nga forcat e policisë larg trotuarit, çka i ka irrituar ata.  

Revolta qytetare është ndaj qeverisë. Fieri proteston paqesisht dhe nuk u tremb as nga shoqerimet, as nga presioni e dhuna.  

Janë me mijëra mbështetës të PD e LSI-së kanë mbushur rrugët, para vendit ku kryeministri Edi Rama do të ketë takimin e radhës. Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit.  Në krye të protestuesve është kryetari i PD-së Fier, Luan Baçi i del perzot fierakve, në këto momente të vështira.

Kryeministri Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Fier, ku ka zhvilluar disa takime në njësitë administrative të qarkut. Ndërsa sot ndodhet në qytetin e Fierit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

auto_53468186_363107861084093_5182996383388401664_n1552125004.jpg

Login to post comments