Luan Baçi turpëron Ramën, ndez zjarrin e fierakëve

Saturday, 09 Mars 2019 16:00

Në krye të protestës në Fier është Luan Baç, i cili u ka dalë zot qytearëve  fierakë, duke i mbrojtur ata provokimet e ndryshme të Ramës e njerëzve të tij. Kryetari i PD Fier, Luan Baçi, ka akuzuar policinë se po provokon protestuesit. Ai ka folur me megafon duke i kërkuar policisë të qëndrojë larg nga protestuesit dhe iu ka bërë thirrje mediave të pasqyrojnë të vërtetën. Sipas Baçit, ka policë të infiltruar mes protestuesve. Ai iu ka bërë apel gjithashtu dhe protestuesve të mos përplasen me forcat e policisë.

“Mos prekni policët. Nuk dua konflikt me miqtë tanë, me vëllezërit tanë. Policia ka hipur në trotuar, është futur mes protestuesve. Mos provokoni qytetarët”, deklaroi Baçi.

Ndërkohë nga ana e policisë është kërkuar prania e forcave speciale dhe bëhet gjithashtu thirrje që protestuesit të shpërndahen.

Pas përplasjes që ndodhi mes protestuesve dhe Policisë në Fier, FNSH-ja është bërë gati të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Qyteti i Fierit është në shtetrrethim për të lejuar kreun e qeverisë të vazhdojë axhendën pavarësisht protestave.

 

Modifikuar më Saturday, 09 Mars 2019 16:16
Login to post comments