Zv/ndihmës Sekretari amerkan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbërritur në Tiranë. Mësohet se prej orës 16:00, Palmer ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës dhe pritet që takimi të zgjasë.
Gjatë ditës së martë, Matthew Palmer do zhvillojë takime me presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD, Lulzim Basha si dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Kriza politike që po kalon vendi është në fokus të vizitës së Palmer dhe takimeve të tij këtu. Zyrtari i lartë amerikan do tentojë të negociojë rrugëzgjidhjen e ngërçit që ka përfshirë politikën, pas djegies së mandateve nga opozita dhe nisjes së protestave kundër qeverisë dhe kryeministri Edi Rama.