Dhuna që Policia e Shtetit dhe RENEA ushtruan sot ndaj bamorëve të Bregut të Lumit të cilët mbronin banesat e tyre nga prishja që po u bën qeveria Rama, sigurisht që ka tronditur çdokënd që ka parë ato pamje, që nuk kursyen as gratë dhe vajzat.
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar si tmerrshme dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Bregut të Lumit, të cilët sipas saj në fund të fundit po kërkojnë një të drejtë të tyre.
“Dua ta falenderoj sepse Syri. net ka qenë në krye të detyrës, ndaj terrorit që u ushtrua ndaj banorëve aty, kështu që ju falenderoj që reflektuat për atë që ndodhi sot.
Dua fillimisht të bëj një historik të shkurtër, ndoshta për ata që mund të mendojnë që atje po bëhet parregullsi, që atje ka një shkelje të ligjit.
Projekti i Bulevardit të Ri që filloi në vitin 2013, me fonde të siguruara nga Lulzim Basha, mbi 200 banesa me VKM u dëmshpërblyen dhe me banorët që patën me gjithë pakënaqësite që patën, me konfliktet që patën, dolën nga banesat e tyre,, ndërkohë që Bashkia e Tiranës qëkur ka ardhur Erion Veliaj dhe deri më sot nuk ka marrë asnjë masë te vetme për të dëmshpërblyer këto 38 familje të mbetura që është loti i tretë i Bulevardit.
Këto 38 familje kanë vendimin e Këshillit Bashkiak për dëmshpërblimin e tyre. Këto po kërkojnë vetëm një standard të dëmshpërblehen dhe të respektohen ligjet e shtetit.
Kjo është e tmerrshme që po ndodh.
Banorët nuk kanë asnjë njoftim për të dalë nga shtëpia, nuk kanë asnjë vendim për të prishur shtëpitë, dhe sot kishin shkuar 300 policë për tu prishur shtëpitë kishte shkuar RENEA, dhe ushtronin dhunë ndaj grave dhe vajzave që mbronin shtëpitë e tyre.
Këta po kërkojnë thjesht të respektohet e drejta e tyre sikundër pjesa tjetër e 200 familjeve që janë dëmshpërblyer.
Po ti shikosh shtëpitë e tyre ato nuk janë shtëpitë 3 apo 4 katëshe, nuk jeton as Klement Balili as Agron Xhafaj
Aty banojnë banorët të thjeshtë që kanë 26 vite që jetojnë aty.
Po kur kam parë sot që Policia u gjuante atyre grave dhe vajzave me shkop gome u shokova”, tha Tabaku për syri,net