Kthesa e faktorit ndërkombëtar për krizën

Tuesday, 09 Prill 2019 17:49

Sot dy deklarata të rëndësishme përsa i përket krizës politike në Shqipëri kanë zenë vend në opinionin publik. E para ishte deklarata e ambasadorit italain, që “mazhoranca duhet të bëjë një hap pas nga pozicioni” dhe deklarata e zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit, Palmer, që u kalua në heshjte nga mediat bori të mazhorancës, se “zgjerdhjet pa opozitën do të ishin një fatkeqësi”.

Të dy këto kambana të forta që vijnë nga faktori ndërkombëtar, pas dy muajsh që opozita mori vendimin për djegjen e mandateve, shënoi një pikë të rëndësishme përsa i përket këtij faktori dhe qëndrimit të tij për krizën e shkatuar nga Rilindja, e cila përdori paratë e drogës dhe krimit të organizuar për blerjen e votave.

Edhe Gjermania, nëpërmjet deklaratës së Ministrit të saj të Jashtëm, po të lexohet me vëmendje ajo deklaratë, ka një qartësi përsa i përket situatës dhe pasojë e kujt ishte djegia e mandateve. Mazhornaca dhe veglat e saj, për dy muaj, kanë trumbetuar faktin se i gjithë faktori ndërkombëtar është kundër djegies së mandateve. Sigurisht kancelaritë perëndimore dhe Uashingtoni nuk do ta brohorisnin menjëherë këtë akt, se nuk e perceptojnë këtë lëvizje kaq të fortë, sepse vijnë nga vende ku demokracia nuk blihet me para krimi e droge, ku nuk futet në parlament krimineli që ka vrarë me dorën e tyre dhe ku shtetin nuk e ka marrë peng krimi i organizuar dhe ta pluhrosi me kokainë. Por pas dy muajsh mund të themi se opzita ka arritur të qartësojë nëpërmjet diplomatëve seriozë në Shqipëri e mëtej se pasojë e kujt ishte djegia e mantateve.

Në Shqipëri gjithmonë ka qenë e instaluar ideja që për të ruajtur stabilitetin e vendit, dhe në Rajon. Ndoshta mund të sakrifikohen disa të drejta e liri, Por jo ajo e votës.   E drejta për të votuar në liri është nga liritë theme,lore të njeriut. Në një shtet demokratik. Ka kohë që përplasja e koncepteve midis stabilitetit dhe lirive demoraktike, duke zgjedhur vetëm të parin, nuk ka dhënë rezultat.

Mesazhi i parë i fortë politik vjen nga Italia për Ramën. I kërkohet të tërhiqet dhe të diskutojë për akuzën e blerjes së votave. Ambasadori italian Alberto Cutillo ka bërë një deklaratë të fortë për krizën politike në vend, teksa ka thënë se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas nga pozicioni i saj. Sipas Cutillos kriza politike po dëmton ekonominë e vendit, dhe po tremb investitorët e huaj, duke mos e zgjeruar biznesin në Shqipëri. “Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit. Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend”, u shpreh Cutillo.  

I gjithë paragrafi i sipërm nuk ka nevojë për koment, absolutisht. Këtë radhë italiani dhe më pas, po sot, Palmer, se zgjedhjet pa opozitën do të ishin fatkeqësi, janë kambana për Ramën. Kryeministri ka një qeveri ilegjitime, bazuar mbi një deformin rezultati, mbi 20% vota të blera nga paratë e drogës, kryeasisht kokainës.

Italia është vendi nga ku erdhën akuzat e para të qarta rreth lidhjeve të Saimir Tahirit me Habilajt. Fuqi të rëndësishme si SHBA dhe Gjermania, sidomos kjo e fundit, kanë shërbime serioze të intelighencës, ku zotërohen materiale të lidhjes së Rilinjdes me krimin.

Ambasadori italian ka vënë gishtin mbi plagë pikërisht tek blerja e votës. Përgjegjësia është e kryeministrit dhe e qeverisë se tij, si për cështjen e stabilitetit, ku shihet për ditë se në cfarë gjendje është rendi e siguria në Shqipëri, ashtu edhe për respektimin e të drejtave themelore. Kambanat e sotme, apo deklaratat ishin qartazi një thirrje që asnjëra nga këto, kjo qeveri dhe ky kryeministër ilegjitim nuk janë në gjendje t’i mbajnë. Dhe është vetëm fillimi i kursit të faktorit ndërkombëtar rreth krizës në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...