Pas 6 vjetësh grabitje, banda e Rilindjes do të kalojë PPP-të në Parlament

E Enjte, 11 Prill 2019 18:18

Sekti i rrezikshëm që ka marrë pushtetin në Shqipëri me emrin “Rilindje”, ka miratuar një vendim i cili përcakton se kontratat e koncesioneve, Partneritetit Publik Privat (PPP) tani do miratohen nga Kuvendi. Pra, pas 6 vjetësh grabitje, vjedhjesh, në miliarda e miliarda lekë që u dhanë miqve të bandës, tani u kujtua qevererisja e Rilnidjes, me që ka edhe ca pseudo-opozitarë, t’i kalojë këto lloj kontratash në Parlament. Asetet publike të vendit që janë trajtuar si pronë e babait për gjashtë vjet, sigurisht që kur futen në kontrata të tilla, duhet të kenë debat në parlament midis mazhorancës dhe opozitës, se as Ramës dhe as grabitësve të tjerë, nuk ua la njeri trashëgim Shqipërinë. Por, pasi grabitën mirë e mirë, tani që prozhektorët e të gjithë faktorit ndërkombëtar janë kthyer mbi këtë bandë, kuptuan që nuk kishte më afat kohor për vjedhje të këtij stili të lezetshëm PPP. Madje edhe miqtë e tyre në Bruksel e kanë vënë re që kjo është një lloj bande që nuk mbrohet sot më dhe kanë vendosur të hetojnë: Komisioni Evropian të hetojë mbi këto kontrata. Pra, laku është shtrënguar shumë dhe banda e Rilindjes vendosi të miratojë një projektligj që më parë e kishte kërkuar LSI dhe konkretesiht, ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-ve së, Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj i cili përcaktonte se kontratat e PPP-ve duhet të votoheshin me ligj nga kuvendi. Mazhoranca e bandës e flaku tej, por tani, me vendim nr. 174 dt.27.03.2019, u kujtuan të miratojnë kalimin në Kuvend të çdo koncesioni të PPP. Këta kanë arritur kulmin dhe kanë kapërcyer çdo limit me arrogancën, hipokrizinë, vjedhjen dhe drogën, por kjo lëvizje i kapërxen pak të gjitha. Po të shtosh faktin që kanë në xhep pseudo-opiztën, se opozita zyrtare është jashtë parlamentit, kuptohet që vjedhja vazhdon por me një formë të sofistikuar.

Login to post comments