Dhoma amerikane prezantoi sot indeksin e biznesit për vitin 2019. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila i bëri thirrje politikës shqiptarë të punojnë për të mirën e popullit.Në fjalën e saj, ambasadorja përmendi tre shkaktarë të cilët ndikojnë që të mos ketë një klimë të mirë biznesi.
“Klima politike, konkurenca e padrejtë dhe korrupsioni, në këto tre prioritetet që unë kam në Shqipëri, secila prej tyre ndikohet nga korrupsioni.
Në vend të caktojmë kush e ka fajin për këto probleme shpresoj që të shikohet një zgjidhje praktike për të trajtuar këto cështje.
Per ambasadoren amerikane Yuri Kim nuk eshte hera e pare qe thekson korrupsionin dhe konkurencen e pandershme.Per ata qe dine te lexojne rreshtat e deklarates se saj dhe pertej tyre e kane shume te qarte se kjo jo vetem qe eshte nje paralajmerim i forte per praktikat ekonomike te qeverise por ngjan edhe si gongu i fundit.
E perkthyer pa petkun diplomatik deklarata do te thote qe kjo praktike dhe strategjia ekonomike e Rames eshte kthyer ne pengese serioze per te gjithe llojin e investitoreve perfshire dhe ata te Shteteve te Bashkuara.
Qe ne nisje te misionit te saj edhe pa mberritur ne Shqiperi, ambasadorja Kim e ka vene gjithnje theksin tek korrupsioni. Por teza e konkurences se pandershme zberthen qarte politiken selektive ,oligarkike te Rames.
Mjafton shembulli i Unazes se Re me 20 milion euro per 2 km , menyra e atij tenderimi dhe format e perfshira ne te per te kuptuar te gjithe strategjine Rama qe perbehet vetem nga Salillare. Te mos flasim per segmente te tjera, 296 milion euro ka kushtuar vetem segmenti Milot-Balldren.
Politika e PPP-ve ku nuk ka mbetur institucion financiar nderkombetar pa e goditur.
Ishte varrosja me ceremoni e ekonomise shqiptare.
Kembanat e Yuri Kim kane rene, urojme qe Rama te kete veshe ti degjoje