Menjëherë pas marrëveshjes së partive opozitare për një koalicion të gjerë ka reaguar edhe ambasador i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Duke folur për mediat, pas një takimit me partitë më të vogla opozitare, ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar.
Por gazetaret i kane kujtuar ambasadorit te OSBE-se rastin kur Edi Rama kerkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale te vitit 2007 per certefikatat, kerkese qe u pranuar ne ate kohe nga qeveria Berisha.
Pas kesaj pyetje edhe Borchard u shpreh se eshte nje mundesi shume e mire dhe nga ky rast duhen gjetur zgjidhje edhe per situaten e sotme.
Gjithashtu ai inkurajon partitë politike shqiptare që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi ajo nuk do të vijë nga ndërkombëtarët, të cilët vetëm mund të propozojnë alternativa.