Presidenti francez Macron viziton Beogradin, injoron Ramën në Tiranë

Hënë, 29 Prill 2019 13:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi mbrëmë se homologu i tij francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Serbinë më 16 korrik.

Vizita e Macron ishte planifikuar për vitin e kaluar, por ajo u shty për shkak të çështjeve të brendshme franceze, sipas njoftime zyrtare në atë kohë.

Por në kuadër të kësaj vizite në rajonin tonë të presidentit të Francës, e publikuar në kuadër të Samitit të Berlinin që nis punimet ditën e sotme, nuk ka asnjë të sinjal se ai do të vizitojë edhe Tiranën.

Kujtojmë se Presidenti francez, Emmanuel Macron, njësoj siç bëri me Serbinë vitin e kaluar, anuloi vizitën që kishte planifikuar në Shqipëri për datën 4 Dhjetor 2018. Në atë periudhë burime diplomatike thanë se anulimi i kësaj vizite, kishte të bënte me zbardhjen e bisedës mes një delegacioni gjerman dhe kryeministrit, Edi Rama, në Tiranën. Deputetët gjermanë në atë kohë ishin shokuar nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare pasi pyetjes së tyre, se si do ta bindte Presidentin francez Macron për hapjen e negociatave, Rama i ishte përgjigjur: “Macron nuk më kupton”. Më pas ai kishte filluar të vizatonte duke injoruar hapur, delegacionin e lartë gjerman.

Login to post comments