Ballkani i rebeluar, nga Praga në Tiranë, protesta kundër liderëve të korruptuar

Tuesday, 25 June 2019 14:55

 Nga Anna Toro

Vjedhje, mashtrime, manipulime, dhunë dhe lidhje kriminale.

Një fill i kuq ai i korrupsionit që duket se përshkon protestat që këta muaj e kanë ndezur Ballkanin dhe Evropën qendrore, nga Republika Çeke, e deri në Shqipëri.

Aq sa media e analistët po përdorin një emër të përbashkët, Pranverë Ballkanike. Ngjarja e fundit e madhe ishte dalja në shesh e mbi 300 mijë njerëzve në Pragë për të protestuar kundër qeverisë së Andrej Babis, i akuzuar për konflikt interesi dhe dyshohet për mashtrim me vlerë miliona euro nga fondet e BE.

Pak ditë më parë ishte radha e Shqipërisë, me opozitën e udhëhequr nga Lulzim Basha që manifestoi në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama.

Akuza: manipulim zgjedhjesh më 2017 për të qëndruar në pushtet, mashtrime fiskale e bashkëpunim me krimin e organizuar.

Situata në- Shqipëri po përkeqësohet në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Të bojkotuara nga opozita, zgjedhjet u anuluan më 9 qershor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, sipas të cilit nuk ekzistonin kushtet për t’i zhvilluar në siguri e demokraci.

‘Një akt individual e jokushtetues’, u përgjigj Rama, duke këmbëngulur se zgjedhjet do të zhvilloheshin në datën e caktuar e duke nisur madje edhe procedurat për heqjen e Kreut të Shtetit.

Përplasja e qeverisë me opozitën vazhdon prej kohësh, me manifestime të panumërta që kanë sjellë edhe përdorimin nga ana e policisë të pompave të ujit dhe gazit lotsjellës, me rritje të dhunës nga të dyja palët, aq sa selitë diplomatike të Italisë, Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara kanë ndërhyrë me thirrje drejtuar palëve’.

Modifikuar më Tuesday, 25 June 2019 14:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...