Kryetari i opozitës Lulim Basha u ka shpalosur sot një mesazh të ri, me video, qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka drejtuar thirrjen për t’u bashkuar të hënën të gjithë bashkë në një protestë kombëtare me një motiv më shumë.
Basha shkruan në Fb së bashku me mesazhin që shfaq videoja e tretë kushtuar kësaj proteste:
Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për “#ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! Rama ik!’