Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vijuar me akuzat për 30 qershorin e zgjedhjeve vendore, në të cilat mazhoranca garoi e vetme.
Kreu i Shtetit ka publikuar në “Facebook” mesazhin e një qytetari, që tregon sipas tij, mënyrën si u shumuan votat e 30 qershorit.
Në mesazhin e tij, qytetari shkruan me ironi se “kanë bërë seks votat me njëra-tjetrën brenda kutive të votimit dhe janë shumuar”.
Lidhur me këtë, Meta iu kërkon të gjithë qytetarëve të gjejnë një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve.
“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Meta.