Turist në Samitin e Poznanit!

Diel, 07 July 2019 10:50

Nga Erisa XHIXHO

Edhe një herë dështim i turpshëm. Kryeministri i Shqipërisë shkon në Samitin e Poznanit me duar në xhepa e kthehet prej andej si turist, pa paraqitur asnjë projekt serioz, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të rajonit perfituan projekte të rëndësishme.

WBIF , Instrumenti i investimeve te ballkanit Perendimor u krijua si një mekanizëm për të mbështetur financiarisht vendet e Ballkanit Perëndimor në kuader të proçesit të Berlinit.
Kryesisht në nderlidhje, në infrastrukturë dhe energjitikë, po më pas u zgjerua edhe për sa i takon projekteve sociale dhe të rinisë si shtyllë kryesore për BE.

Një nga projektet më të rëndesishme të investimit të perfituar nga ky instrument ku kam qënë protagoniste në dhjetor 2016 ka qënë projekti i bashkëfinancimit të linjës Hekurrudhore Tiranë- Rinas-Durrës me vlerë totale investimi 90 milion euro , nga të cilat 36 milionë euro ishte granti i përfituar nga Komisioni Europian. Pjese e financimeve madhore për vendin nga instrumenti WBIF kanë qënë në vitet 2015,2016 dhe Interkonjeksioni Fier-Bitola dhe Linja e interkonjeksionit 400kv mes Maqedonise-Shqiperi etj.

Po si ka mundesi qe Shqiperia ne Samitin e Poznanit nuk merr asnje projekt investimi?

Për mendimin tim janë disa arsye.

1- Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinatorja dhe promovuesja kryesore e projekteve me financim nga Komisioni Europian.

2-Gjithashtu nuk është perditesuar lista e projekteve të veçanta kombëtare ( NSPP) të maturuara prej kohësh, e cila drejtohet nga kryeministria. Si rregull duhet perditesuar cdo vit.

3-Nuk aplikohet me qasja agresive në propozimin e sa më shumë projekteve të maturuara tek donatoret për të pasur mundësi për të përthithur sa më shumë fonde për vendin.

4-Nuk është eficente Ministria për Europen dhe Punet e Jashtme për të nxitur dhe orientuar ministritë e linjes për përpilimin , maturimin dhe aplikimin e projekteve serioze për fonde tek donatorët.

5-Nuk ka burime njerezore të mjaftueshme që të përthithin fondet në dispozicion për investime në kuader të Proçesit të Berlinit me instrumentin që u krijua WBIF.

Kjo ka sjellë dështim të turshpëm në prezantimin e Shqipërise ku për herë të parë që nga krijimi i WBIF ne Nuk përfitojmë asnjë projekt investimi në Samitin e Poznanit nga fondi 180 milionë euro që ishte në dispozicion për Rajonin. 
Por prezantohemi me 11 projekte aspak të maturuara duke treguar mungesë serioziteti, përgjegjshmerie dhe vullneti për të perfituar projekte investimi për vendin tonë .

Vendi yne meriton një perfaqesim dinjtoz që kurresesi nuk mund të behet nga një kryeminister e qeveri qe nuk di dhe nuk ka aftesi për të konkuruar me vendet e rajonit me projekte ambicioze dhe të besueshme që i shërbejnë zhvillimit të vendit.

66112426_2626439447390234_3646818815062310912_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...