Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas skandalit, ku Edi Rama ka urdhëruar Gjykatën e Durrësit që ti japë mandatin kandidates së tij Valbona Sako e cila ka fituar bashkinë me 9 mijë vota.
Me një reagim në faqen e tij në Façebook, Basha thotë se drejtësia është nën kontrollin e Ramës dhe është kthyer në private të tij.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.
Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.
Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.