Tashmë është e qartë për të gjithë se ajo që po ndodh me Teatrin Kombëtar nuk është as më shumë e as më pak por një histori e zakonshme, banale korrupsioni. Gjithë këto vite të (keq)qeverisjes së Ramës, në bashkëpunim edhe me kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj, kemi parë se si janë zhdukur për një kohë të shkurtër sheshe, kënde lojërash, hapërsira publike dhe në vend të tyre janë ngritur pallate e janë betonizuar hapësira të gjelbërta. Dhe pas tyre ka gjithmonë një histori korrupsioni, përqindje të pastra që shkojnë në duart e drejtuesve të shtetit e Tiranës. Të prishësh një objekt kulturor, një tempull të artit dhe në vend të tij të ngresh gradaciela pa fund, në një nga zonat më të shterenjta, me çmime tmerrësisht të kripura dhe këtë ta bësh, gjoja në emër të artit, të një teatri të ri, kur fare mirë mund të gjeje një konsensus me artistët apo edhe një hapësrië tjetër publike ku mund të ndërtoje paqësisht një teatër të ri e modern, është më shumë se një mashtrim ordiner apo propagandë politike. Në lojë me shembjen e Teatrit janë mbi 200 milionë euro, që shkojnë “në drejtim të paditur” (por që dihen mirë ku shkojnë) dhe në gjithë këtë lojë të pisët korrupsioni, ku raporti mes ndërtuesit dhe pronarit shkon nga 10-40 %, e në këtë rast mungon krejtësisht transparenca dhe gjithçka bëhet me nxitim, madje shkelet kushtetuta e thirren në ndihmë edhe ndërkombëtarët. Shkurt e gjitha kjo është një mashtrim i hapur për të fshehur megakorrupsionin që shumë shpejt do të dali në shesh.