Kryemadhi pas takimit me Bashën: Largimi i Edi Ramës, kusht i shqiptarëve!

E mërkurë, 04 September 2019 11:33

“Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas daljes së saj nga selia e PD, ku zhvilloi një takim me Lulzim Bashën.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët Kryemadhi tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse opozita do t’i kthehet protestave, ajo nuk tha detaje, ndërsa shtoi; “E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”.

“Për LSI aksioni opozitar është i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë edhe me 15-vjetorin e LSI. Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarë, që janë margjinalizuar. Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve se duan më Ramë.E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”, tha Kryemadhi.

Aleatja e Bashës nuk i kursehu as ironitë teksa u pyet për parlamentin, duke shtuar se: “Për kë parlament po flisni? Për këtë parlament të dështuar?!”.

Modifikuar më E mërkurë, 04 September 2019 12:13
Login to post comments