Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it, duke u shprehur se ai konfirmoi edhe një herë se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Nga ana tjetër, Vasili bën thirrje që shqiptarët të ngrihen në këmbë për të shpëtuar vendin. ”Është misioni i çdo qytetari dhe opozitës që të jenë në këmbë ditë e natë për të shpëtuar vendin. Maskarenjtë që kërcënojnë qytetarët me vendin e punës dhe deri edhe heqjen e ndihmës sociale, janë një turp që duhet shkulur me rrënje. Nuk mundet më që të lihet Shqipëria në duart e një sharlatani politik si Edi Rama, i cili shkatërroi imazhin dhe rrënoi ekonominë e vendit. Gjithë bota tashmë e di që Shqipëria është zaptuar nga një klike horrash të cilët e kthyen vendin më mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90”’,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
OSBE foli, 30 qershori ra, tani perpara te shpetojme vendin! Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit. Raporti i OSBE-ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.
Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin. Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.
Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit. Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.
Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve. Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.
Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.
OSBE foli tani eshte radha jone….