Shkarkohet nga vettingu anëtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Premte, 13 September 2019 12:24

Është shkarkuar nga vetting-u Gjovalin Përnoca, anëtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

KPK i gjeti mospërputhje për pasurinë gjykatësit Përnoca, i cili edhe pse kërkoi shtyrje të seancës për të siguruar provat, sërish nuk arriti të justifikonte pasurinë.

Ai është gjykatësi i radhës që del nga sistemi si rrjedhojë e procesit të rivlerësimit.

Login to post comments