Johannes Hahn, ish-komisionieri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, tha dje se BE ka dhënë një mesazh “të qartë si kristali se nuk do të ketë progres drejt integrimit evropian pa lirinë e shprehjes e të medias”, bëri të ditur agjencia e lajmeve FoNet.
Duke iu drejtuar përmes një lidhjeje video pjesëmarrësve në konferencën “Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor”, mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi, Hahn shtoi se i vinte keq që nuk kishte mundur t’i bashkohej debatit, për shkak të disa impenjimeve.
Misur më 2017 nga Komisioni Evropian, Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor synon të sigurojë që liria e medias të mbetet përparësi në mes të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme politike, ekonomike e sociale që po përjeton aktualisht rajoni.