Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh partneriteti me krimin, është e vetmja arsye pse Rama kandidoi persona me precedentë penalë, në zgjedhjet e 30 qershorit. Balliu tha se më 30 qershor nuk pati zgjedhje por votime moniste.
“PD ka faktuar cdo akuzë të saj, rasti i PD-së, është unik, ka provuar e faktuar çdo akuzë. Nga koncesionet e deri te inkriminimi i institucioneve. T’i themi qytetarëve që do hyjmë në Europë kur s’kemi gjykata, zgjedhje të lira, e kur ke banditë në krye të shtetit, qytetarët e dinë, të gjithë e dinë. Pse Europa nuk e di, nuk e di Merkel apo Macron që u bënë votime moniste? “ u shpreh Balliu.
Ndër të tjera ish deputeti demokrat komentoi edhe vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani dhe dhuratën për kancelaren Merkel. Balliu u shpreh se në vend të një projekti për ecurinë e vendit Rama i dhuroi kancelares gjermane zhgarravinat e tij.
“Shkon kryeministri i një vendi si Shqipëria shkon e takon Anglea Merkel dhe i dhuroi shkarravinat e tij, dhe jo një projekt se si Shqipëria po ecën përpara. Edi Rama nuk ka projekte.
Milot – Balldren është një vjedhje galoponte. Edi Rama po ligjëron vjedhjet. ku të shkosh të denoncosh? Te Arta Marku, të gjithë e dimë c’ka bërë me dosjet 184 e 339.
Ky sistem ka vetëm një mision zhvat buxhetin, ia jep një oligarku për të ndërtuar disa kulla për të pastruar paratë e drogës. Ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.“ – theksoi Balliu.
“Nuk do ketë paqe derisa këtu të mbahet përgjegjësi për vjedhjen e buxhetit të shtetit dhe për vjedhjen e votave.”