Thirrja e fortë e Kreut të Shtetit/ Meta: Kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë?

Tuesday, 17 September 2019 11:11

Në mesazhin e publikuar në Facebook, në të cilën ngrinte alarmin për shkollat që po braktisen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ngre një pyetje të madhe në lidhje me atë që ai e quan “tkurrje dramatike të popullsisë”.

Pyetja që Presidenti ngre për të gjithë është: Kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë?

“Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi”, apelon Kreu i Shtetit.

Modifikuar më Tuesday, 17 September 2019 18:05
Login to post comments