Kreu i opozitës Lulzim Basha ka pasur një paradite të ngarkuar ditën e sotme, ku fillimisht ka pritur David Philips, ish-këshilltar i disa presidentëve të SHBA dhe më pas ka zhvilluar edhe një tryezë me krerët e partive aleate.
Por pas përfundimit të këtij takimi në selinë blu ka mbërritur edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.
Bashke me Zingraf ne zyren e Bashes, do te jete edhe nje delegacion nga CDU-CSU.
Në takimin me Bashën, do te diskutohet për situatën politike dhe zgjidhjet e saj.
Temë tjetër eshte edhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe votimi i Bundestagut për ti vënë 9 kushte Shqipërisë, para se të hapen negociatat.