Edi Rama fut ‘mik’ te parlamentit holandez, 8 gratë që ka në qeveri

Tuesday, 08 October 2019 16:03

Pavarësisht nga shansi me kushte që parlamenti gjerman i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave, pak ditë më parë qeveria holandeze zyrtarizoi qëndrimin e saj duke arritur në konkluzionin se ky hap ndaj vendit tonë është i parakohshëm. Këtë qëndrim e mbajti nëpërmjet një letre dërguar ligjvënësve holandez të cilët do të marrin edhe vendimin përfundimtarë përpara 15 tetorit.

Por duket se Edi Rama nuk i ka humbur shpresat dhe ka vendosur të përdorë gratë që ka mbledhur në qeverinë e tij për ti ndryshuar mendjen Holandës, edhe pse arsyet e një ‘Jo-je’ kanë të bëjnë me korrupsionin dhe veçanërisht krimin e organizuar.

Nëpërmjet një letre që mban firmën e grave ministre të qeverisë shqiptare,  theksohet me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.

‘Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë’, thuhet në letër.

Ministret shkruajnë gjithashtu, se në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore.

Letra e tërheq vëmendjen edhe tek bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë.

‘Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm’, thuhet më tej, ‘dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë’. ‘Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel’, përfundon letra.

 

 

auto_Screenshot_71570543171.jpg
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...