Kaos, pakënaqësi, sharje, irritim të banorëve, urbanë që u shkojnë në destinacion, vonesa.... të gjitha këto për shkak të zhvillimit të Maratonës së Tiranës, në dobi jo të shëndetit por të Lali Erit, që do shpalosë edhe sot gjithë oratorinë e tij para kamerave, sa në një televizion në tjetrin, për të justifikuar miliona e miliona lek nga taksapaguesit që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e tij.
Rrugët janë të mbushura me policë, qytetarët e thjeshtë që kanë hall nuk ia dalin dot, as me shërbime publike e as private sepse trafiku është rënduar. Nuk shkojnë dot as në spitale e jo më për vizita se sot është e diel...
Dhe koj punë ndodh dy apo tre herë në muaj, janë festa që Lali Eri i bën për qejfin e vet. Nga ana tjetër policët e Lalit por edhe ata të Lleshajt i gjen vetëm te Unaza e Re, aty ku protestohet paqësisht për pronat, fëmijët, të ardhmen. Kjo është panorma e Tiranës në këto dit të para të tetorit.