Kryeministri i Italisë sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Metën

Tuesday, 15 October 2019 09:14

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte , zhvillon sot në Tiranë një vizitë zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria italiane. Sipas axhendës, në orën 15.30, Conte do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave dhe më pas, në orën 16:30, do të japë bashkë me të një konferencë për shtyp.

Në orën 17.30, Conte do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Nga qeveria italiane nuk jepet arsyeja e kësaj vizite, por ajo ndodh dy ditë para marrjes së vendimit nga Bashkimi Evropian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

 
Login to post comments