Nga Petrit Vasili
Skandal!19% e familjeve në Shqipëri janë me lista borxhesh nëpër dyqanet e ushqimeve. Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Dhe përse janë në borxh?
Përgjigja është: Për mallra të shportës, pra të bukës së gojës, të mbijetesës. Dhe kjo ndodh në vitin 2019.
Kjo është më shumë se fatkeqësi, ky është më shumë: Shumë fukarallëk ekstrem, kjo është skamje e dhimbshme.
Dhe Edi Rama me të pacipët e Rilindjes bëjnë 24 orë propagandë dhe demagogji duke gënjyer pa fund e duke dhënë koncesione me miliarda lekë.
Dhe Edi Rama me Rilindjen nuk e ulin asnjë gram TVSH-në mbi mallrat e shportës, se i urrejnë shqiptarët dhe duan t’i bëjnë që të ikin nga Shqipëria, që ta shpërbëjnë këtë vend.
Edhe kur iu propozua nga ne që të ulnin në minimum TVSH-në për mallrat e shportës, këlyshët e oligarkëve në qeveri refuzuan qenërisht.
Mjaft me këtë horllëk qeveritar që bën pazar edhe me bukën e gojës së shqiptarëve.