Borschardt zëvendëson Fugën

Tuesday, 15 October 2019 10:58

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Bernd Borchardt i OSBE-së, deklaroi se, “Di që ka shumë spekulime për zgjedhje të parakohshme, por Shqipëria ka një kushtetutë dhe sipas kësaj kushtetute, zgjedhjet zhvillohen në vitin 2021, pra diçka më shumë se pas një viti e gjysmë. Ka mekanizma në kushtetutën e Shqipërisë për zgjedhje të parakohshme, por ky është një vendim politik, në të cilin unë, sigurisht, nuk kam zë”.

Kjo deklaratë e dhënë “Zërit të Amerikës” nga njeriu që i ngriti gishtin e mesit shqiptarëve, atyre shqiptarëve që po nxirren në rrugë nga narko-qeveria që drejton një narkoshtet dhe ka bërë ca narko-zgjedhje të cilat  Borchardt  i pëlqejnë. Së pari nuk e ka thirrur njeri për konstitucionalit, për të shpjeguar çështjen e zgjedhjet dhe për të na treguar se zgjedhjet e parakohshme qenkan herezi. Sipas kësaj teorie të kalbur të Borchardt të gjitha vendet që bëjnë zgjedhje të parakohshme, kur burrat e tyre të shtetit janë të përgjegjshëm, paskan kryer herezi.

Për fat të mirë deklaratat e Borchardt shërbejnë si termometër për të parë si e ka Rama dhe Rilindja temperaturën. Nuk ke nevojë më as për Fugën e as për Tao Ballën e Spiropalin se të tre këta për nga servilizmi e përkushtimi ndaj shefit të narkoqeverisë, ua kalon Borchardt.

Nuk di ku ta kapësh këtë pseudoambasador por mjafton përgënjeshtrimi që i bëri vetes për ato 2 miliardë eurot dhe nëse do ketë një shtet serioz për të pasur guximin që të ngrejë zërin për aspektin financiar të përzierjes së disa ambasadoreve në Shqipëri del ndonjëri që rri në shtëpi e pret fatura në “Rogner”. Shqiptarët e kanë adhuruar perëndimin, ka qenë ylli i tyre polar në vitet më të errëta, ndërsa Gjermania hyn tek ato shtete ku afinicioni është i natyrshëm dhe nuk ka Borchardt dhe deklarata paçavure që t’ua shuajnë këtë. Shërbesa që ky njeri i bën një sekti të rrezikshëm në Shqipëri do jetë një periudhë e turpshme në shërbimin e karrierën e tij dhe sigurisht do i lejë një njollë edhe OSBE-së. Para se të flasin si konstitucionalistët e të justifikojë raportet personale me Rilindjen, bën mirë të thotë ndonjë fjalë për raportin e vëzhgueseve të OSBE/ODHIR, batërdinë e 2017 me kriminelë e drogë dhe turpin monist të 30 qershorit. Selia e OSBE-së në Vjenë duhet të reagojë në mënyrë urgjente për këtë Borchardt që ka zëvendësuar Fugën te Rilindja.

Shqiptarët do ta marrin vendimin dhe veprimet e aktet për t’i thënë jo qeverisë së kontenierëve të kokainës..55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...