Ditën e sotme fermerët e Lushnjës kanë protestuar në rrethrrotullimin e plastmasit, për prodhimet e pashitura si dhe çmimet e larta të karburanteve dhe importeve bujqësore.
Po ashtu, nga qeveria kërkojnë që të ketë rimburësim për çdo humbje që u shkaktohet atyre nga fatkeqësitë natyrore. Fermerët thonë se nuk po ndërhyhet nga qeveria, dhe kjo gjë po sjell falimentimin e tyre.
Protestuesit kanë marshuar drejt bashkisë së qytetit, ndërkohë që janë mbikqyrur nga forcat e policisë.
Fermerët gjithashtu kërkojnë:
-Vlerësim dhe kompensim financiar me çmimin dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e prodhimit nga çrregullimet e forta të tregut
-Rregullim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH për sektorin e tregimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore blegtorale
-Që Ministria e Bujqësisë të garantojë shërbimin e specialistëve, analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore dhe produkteve të fermerëve me laborator të certifikuar
-Qeveria të angazhohet për rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrës së tregtisë së produkteve bujqësore për të garantuar interesat e palëve në treg