“Do merrem vetë me këtë punë”, Ramës i vjen në “majë të hundës” Shkodra, zihet me deputetët

Premte, 01 November 2019 11:58

Debate të ashpra ka pasur sot në mbledhjen që kryeministri Edi Rama ka pasur me koordinatorët politikë të bashkive të veriut të vendit.

Mësohet se Rama iu ka kërkuar llogari koordinatorëve të Shkodrës, që sipas tij nuk kanë mundur që ti japin dot drejtim situatave, pasi çdokush e mendon administratën si mundësi punësimi për të afërmit e tij.

Rama ka debatuar me deputetin Paulin Sterkaj, pasi ky i fundit është shprehur se drejtoritë janë kthyer në tendera, ku çdo deputet kërkon që të emërojë njerëzit e tij.

“Kam menduar se ju do ta zgjidhni këtë punë, por tani kam ndërmend që të merren vetë me këtë, personalisht. Të hënën do të kemi një mbledhje të posatshme për Shkodën”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Rama ka vendosur që të ketë dhe një organizim të ri për Bashkitë e Veriut, duke i ndarë sipas numrit të popullsisë në makro bashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe minibashki.

Mësohet se Rama ka vendosur që grupin për emërimet e reja në administratë dhe në drejtori të kryesohet nga Ilir Beqaj.

Rama ka kërkuar që në të gjitha bashkitë 50 % e administratës do të jenë gra. Kjo organigramë është e propozuar për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, ku mbetet ende në pikëpyetje se kush do të hetë kryebashkiaku.

Login to post comments